Miratohet shpërndarja e fondit prej
190 mln lekë për partitë, s'ka kundë

Miratohet shpërndarja e fondit prej<br />190 mln lekë për partitë, s'ka kundë
TIRANE- Një fond prej 190 milionë lekësh u është shpërndarë partive politike për vitin 2014. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike për vitin 2014”, ndërsa nuk ka pasur kundërshtime.
 
Sipas këtij vendimi:
 
1- Partia Socialiste e Shqipërisë merr 75.938.521 lekë
 
2- Partia Demokratike 59.441.771 lekë
 
3- Partia Lëvizja Socialiste për Intergim 22.837.891 lekë
 
4- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 9.779.951 lekë
 
5- Partia Republikane e Shqipërisë 8.893.981 lekë
 
6- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 6.392.441 lekë
 
7- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 6.392.441 lekë
 
8- Partia Fryma e Re Demokartike 323.000 lekë
 
Po kështu janë miratur edhe dy projektvendime për plotësimin e vakancave në Lezhë dhe Durrës. Pas dorëheqjes së deputetes së PS në Lezhë Mejreme Delishi, KQZ ka vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë, Mirela Neli (Syku).
 
Ndërkaq, në qarkun e Durrësit pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga Lefter Koka, ministër i Mjedisit, i është dhënë mandat kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë LSI në Qarkun Durrës, Silvana Maksuti.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës