GKA njofton se ekspozita do të sjellë vepra nga artiste si Irëin (Slloveni), Armando Lulaj (Shqipëri), Ciprian Mureşan (Rumani), Santiago Sierra (Spanjë), Jonas Staal (Hollandë) dhe Sarah Vanagt (Belgjikë), gjithashtu edhe një përzgjedhje ekskluzive veprash nga fondi i GKA-së. Kuratori Mihnea Mircan është shprehur se “Ekspozita ngrihet mbi dy hipoteza për realizmin e epokës socialiste, mbi dy mënyrat sesi diskursi i asaj periudhe nuk mori fund”. Ekspozita sjelle mesazhe për marrëdhëniet mes lirisë artistike dhe shërbimit politik, shtylla ku mbështetet prodhimi i artit realist socialist.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)