MIRDITE - Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mesditën e sotme një pikë karburanti në Reps të Mirditës, ndërsa janë larguar në drejtim të Kalimashit.
 
Mësohet 4 personat e armatosur dhe me maska kanë grabitur dy kasaforta me para në një pikë karburanti në Rrugën e Kombit, ndërsa pas kësaj janë larguar në drejtim të Kalimashit. Deri më tani nuk dihet ende se sa është shuma e grabitur.
 
Ndërkaq policia ka gjetur mjetin të cilin 4 personat e maskuar kishin braktisur, ndërsa janë vënë në ndjekje të tyre.

Lajm në përditësim

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)