MIRDITË - Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për grabitjen e rreth dy javëve më parë në Rrugën e Kombit.
 
Grabitësit e maskuar dhe të armatosur grabitën një pikë karburanti duke marrë nga aty 2 kasaforta me një shumë të konsiderueshme lekësh.
 
Policia që pas ngjarjes nisi hetimet për identifikimin e grabitësve të armatosur. Hetim i cili solli në arrestimin e 30-vjeçarit Fatmir Tirtja. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë të të arrestuarit.
 
Nga policia mësohet se janë shpallur në kërkim Martin Tirtja,33 vjeç dhe Elion Tirtja, 30 vjeç.
 
Gjatë kontrolleve policia ka mundur të gjejë dhe një sasi lekësh të vjedhura si dhe maskat e përdorura në grabitjen e fundit.
 
Këta 3 persona dyshohet se kishin vjedhur një ditë më parë edhe automjetin me të cilin kishin grabitur karburantin, nga ku morën 2 kasafortat me lekë.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)