MIRDITE - Banorët e Rrëshenit dhe fshatrave përreth vijojnë protestën kundër firmës turke “Efto Glu” që po ndërton Hec-in e Qafë Mollës.

Sipas banorëve shpërthimet e provokuara nga firma turke kanë dëmtuar burimet ujore të kësaj zonë.

Disa prej tyre shtojnë se dëmtime kanë pësuar edhe banesat pranë tuneleve.

Banorët kanë bllokuar edhe kantierin e firmës turke, teksa nuk kanë lënë punonjësit të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)