MIRDITE - Kreu i komunës së Kaçinarit në rrethin e Mirditës Petrit Bardhi ka vijuar akuzat se listat e zgjedhësve janë të manipuluara, pasi si votues renditen edhe emrat e personave të vdekur prej vitesh.
Bardhi ka lëshuar akuza edhe ndaj Këshillit të qarkut Lezhë, pasi sipas tij krahas militantizmit për punësimin e administratës, ka edhe të tjerë emra që nuk njihen dhe nuk dihen funksionet e tyre.
Denoncimet e kreut të komunës Kaçinar çuan në pranga 5 punonjës të administratës së komunës për shpërdorim detyre me shpërndarjen e ndihmës ekonomike, ndërsa denoncimet për abuzime me fondet e kësaj njësie vendore nga ish-kryetari i mëparshëm i kësaj komune kanë mbetur të pahetuara.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com