MIRDITE- Katër adoleshentë janë arrestuar ditën e sotme në Mirditë, pasi qëlluar me automatik në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Jezull. Të katër adoleshentët e vendosur në prangat e policisë janë banues në Rrëshen.
 
Të rinjtë e arrestuar janë adoleshentët me inicialet V.P 15 vjeç, M.N 15 vjeç, J.P 16 vjeç, dhe G.L 16 vjeç.
 
Të shtënat në ajër me automatik kanë krijuar panik te banorët e zonës. Ndërkaq në vendngjarje mbërritën uniformat e policisë, të cilët shoqëruan të rinjtë.
 
Ndërkaq, materialet i kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)