MIRDITE- Parandalohet nga uniformat blu të Rreshenit, një krim brenda familjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona të së enjtes.
Nga burimet mësohet se Gjokë Haçi, ka tentuar të vrasë gruan e tij, Dila Haçi.
45-vjeçari tentoi të qëllojë me kallashnikov të shoqen, por është dashur ndërhyrja në kohë e policisë që të shmangë tragjedinë. Ngjarja e rëndë, dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)









