Mirdita JO HEC-eve mbi Urakë! Dom Gjergj Meta: Zoti na ka dhanë natyrën, s'duhet t'i përçudnojmë (VIDEO)

Banoret e Kurbneshit në Selitë të Mirditës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin Urakë.

Banorët shprehen se lumi është një dhuratë e natyrës për këtë zonë dhe ky lum e zonat që përshkon duhet të kthehen në atraksione turistike e jot ë mbyllet në turbine.

Banorët i kërkojnë Ministrisë Infrastrukturës  të anulojë këtë këto 2 HEC-e pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat.

Edhe Ipeshkvi i Mirditës Mirditës monsinjor, Gjergj Meta, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh në mbështetje të protestës banorëve

"Jo HEC-eve mbi Urakë! Për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë. Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta. Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t'i përçudnojmë. I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër” shkruan ai.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jabanxhia: 18/03/2019 14:54

    Kam qen ne Kurbnesh per disa vite radhazi. Me bente pershtypje te madhe se si llumi i fabrikes se pasurimit te bakrit ne vend qe te depozitohej, derdhej dhe e helmonte Uraken nga Zajsi e posht-rjedhje. Pushtetaret e sotem duan qe ta çojne ne fund asgjesimin e Urakes me ane hidrocentralesh e aferash te tjera destructive. Lus Perendin qe te mos kryhet ajo masaker mjedisore, e te ruhet autenticiteti i Selites, si dhe ardhmeria turistike e zones.

    Përgjigju
  • Altin: 17/03/2019 19:48

    Ku eshte bashkia e Mirdites? Kur uje prek tokat e banoreve te tjere pse nuk jane pyetur? Te behet nje investim i tille mbi 15 milion euro e mos te pyeten banoret? HECi te behet vetem me miratimin e banoreve.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 17/03/2019 16:39

    O dom! Sala me 2013 inaguroi ne Orosh ne token e kullave te kapidanit 3 hc qe i ndertoi turku qe nguli edhe flamurin e osmaneve ne dige qe me pas ja shkulen djelmnija e Mirdites dhe ti nuk the asgje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi