Ka shërbyer mu në zemër të katolicizmit në Shqipëri.
Për më shumë se 25 vjet monsinjor Kristoforo Palemieri ka qenë në çdo derë të varfër e bujare të trevës së Mirditës.
Një mision të cilin e mori në vitet e vështira pas daljes së vendit nga regjimi komunist e zona e Mirditës ishte një nga zonat më të përndjekura nga regjimi komunist , e ku shumë klerikë e dënuan me vdekje apo u internuan.
Kristoforo Palmieri u përball me varfërinë e skamjen e shërbeu për ta me devotshmëri e zemër të butë e shpirt fisnik.
Stemë e Artë për Monsinjor Palmierin
Tashmë misionit të tij në trevën e Mirditës i erdhi fundi. Pas 25 vitesh shërbesë për mirditorët është larguar me titullin Stema e Artë, që iu akordua nga Bashkia e Mirditës për kontributin e tij në vepra të ndryshme të promovimit njerëzor me aktivitet social për të varfrit dhe të rinjtë.
Në fjalën e tij Monsinjor Cristoforo Palmieri, ka falënderuar të gjithë banoret e Mirditës që u bene pjesë e rrugëtimit të tij të gjatë në këto zona
“Këto vite qëndrimi mes jush më kanë nderuar. Për çdo shenjë respekti edhe po të ketë qenë vetëm një fjalë inkurajuese. Kamë ardhur në këtë qytet para pak më shumë se 24 vite. Si unë ashtu edhe shumë misionarë të tjerë, kemi ardhur vetëm për të bashkëndarë me ju një pjesë rruge, vuajtjet tuaja, dhimbjet tuaja, varfërinë që regjimi komunist ju kishte lënë trashëgimi”, tha Palmieri.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO