Rrëshen - Po ecte i vetëm në këmbë, në hyrje të qytetit të Rrëshenit kur policia ndërhyri për ta ndaluar mbrëmjen e 23 janarit 2024. Në çantë transportonte dy mina me telekomandë.

“Policia! Policia!  I gjendur i rrethuar nga forcat blu në të katër anët Marian Gjoka nuk kishte nga tia mbante. Në çantën e shpinës policia i gjeti 2 mina me telekomandë duke parandaluar kështu ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me to.

‘Gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4” informoi sot (24 janar 2024) policia e Lezhës.

28 vjeçari banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë ishte resident në Malin e Zi ku dhe punonte.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar, informoi policia duke publikuar dhe pamjet e momentit të arrestimit të Marian Gjokës.

Policia kishte siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kur ndërmorën operacionin policor të koduar  “Safe City”.

Gjatë kontrollit në polici i është gjetur në banesë dhe 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Në Rrëshen u kapën mina me telekomandë, në Tiranë 3 të arrestuar për trafik armësh! Reagon ministri Balla

1706094272_page.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndet operacionet e ndërmarra gjatë natës kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e ShtetitRrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit” shkruan Balla.