MIRDITE – Një ngjarje thuajse e pazakontë…por mëse tragjike ka ndodhur në fshatin Konaj të Komunës Fan në Mirditë. Mesnatën e së ejntes duke u gdhirë e premtja 40-vjeçarja Prena Marku ka gjetur vdekjen, ndërsa mbesa e saj 18-vjeçare Rezarta Marku është plagosur… dhe kjo nga pakujdesia e bashkëshortit gjakovar të 40-vjeçares.
Teksa pastronte armën e gjahut të vjehrrit, plumbi i ka marrë jetën gruas dhe ka plagosur mbesën, çka nuk është përballuar dot prej tij. 52-vjeçari Ndue Bisaku, me origjinë nga Kosova pas kësaj ngjarjeje tragjike ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Prena Marku ishte e martuar prej vitësh në Gjakovë, ndërsa mbrëmjes e së enjtes kishte shkuar për festë tek familja e saj në fshatin Konaj bashkë me bashkëshortin e saj.
Si ndodhi vrasja aksidentale
Në momentin kur arma është marrë në dorë nga ai kishte patur një fishek tek gryka pa dijeninë e tijë dhe ai e ka shkrehur, duke qëlluar bashkëshortën dhe mbesën e saj. Pas këtij momenti ai ka tentuar të vrasë vetën, duke duke përplasur kokën disa herë në mur, dhe më pas ka marrë thikën duke prerë qafën.
Kanë qenë familjarët e tjerë, të cillët kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë atij, pasi nga ky veprim ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit nga ku është bërë e ditur se nga plagët e marra ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Pas ekspertizes së kryer policia bëri të ditur se 40-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në gjoks, ndërsa mbesa e saj ka marrë një plagë në këmbën e majtë dhe tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në dhomë nuk ka patur persona të tjerë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO