Tre efektivë të Kukësit kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, si pasojë e një aksidenti. Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:10, në afërsi të një karburanti, ku mjeti me drejtues 35-vjeçarin me inicialet E.A., banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës. Ata janë dërguar në Spitalin e Mirditës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.