MIRDITE - Një 13-vjeçare nxënëse e klasës së nëntë në Prosek të Mirditës ka rënë pre e abuzimit seksual të kryer nga fqinji i sajë 43-vjeçar. Burime nga Policia e Mirditës kanë bërë të ditur se ngjarja është shënuar pasditen e së enjtes në afërsi të banesave të tyre.
 
E mitura me iniciale S.D është marrë me dhunë nga fqinji i saj teksa po shkonte të ruante bagëtitë. Ai ka qëndruar për rreth 30 minuta me vajzën në një vend të pyllëzuar vetëm 200 metra larg banesës. Menjëherë pas abuzimit më të gjithë atë çfarë ka ndodhur e mitura ia ka treguar prindërve të saj të cilët e kanë denoncuar menjëherë në polici 43-vjeçarin.
 
Pas marrjes në pyetje nga psikologët dhe oficerët e policisë për disa ore vajzës i janë bërë edhe analizat, ku është vërtetuar se është kryer marrëdhënie seksuale me të. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Drejtori i Zyrë Arsimore në Rrëshen Gëzim Kaçorri sipas të cilit vajza ndodhet e traumatuzuar dhe për këtë çështje janë angazhuar një grup psikologësh të cilët po i qëndrojnë pranë të miturës.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë fshatin Prosek të Mirditës ku të afërm të 43-vjeçarit dënojnë aktin e kryer nga ai. Sipas tyre personi i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën është një 43 vjeçar, i cili kishte vajzën e vet shoqe në një klasë me të abuzuarën. Ata kërkojnë që ai të arrestohet dhe të marrë dënimin maksimal.

Në lidhje me ngjarjen policia nuk ka dhëne asnjë informacion duke tentuar që ta mbajë të fshehur. Nga ana tjetër në rrjetin social Mirdita e Bashkuar janë hedhur një sërë akuzash ndaj uniformave blu duke i akuzuar ata për neglizhencë të rastit në fjalë, pasi personi që ka kryer abuzimin me të miturën është mbrohet nga vetë shteti pasi është mik i prefektit të qarkut Lezhë Ndrec Deda.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)