MIRDITE - Policia e Mirditës ka gjetur mbrëmjen e sotme një 15-vjeçare që rezultonte e zhdukur që prej 21 janarit. Nëna e 15-vjeçares Bukurie Tota e kishte denoncuar zhdukjen e Romina Totës në emisionin “Urbanika” dhe në televizionin A1 Report! më datë 26 janar të këtij viti.

15-vjeçarja nga Kukësi por më banim në bregun e Lumit në Tiranë, është gjetur nga policia në një shtëpi në qytetin e Rrëshenit, nën shoqërinë e 27-vjeçarit Beram Bellova nga Kamza.

Nga dëshmitë e para në polici mësohet se vajza ka treguar se është rrëmbyer nga 27-vjeçari, ndërkohë që policia arrestoi në flagrancë shtetasin Beram Bellova nga Kamza, i cili akuzohet për abuzim seksual me të miturën.

Policia po vazhdon të marrë në pyetje 15-vjeçaren, për të zbardhur më tej ngjarjen.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)