MIRDITE- Një 80 vjeçare nga Kaçinari i Mirditës ka rënë pre një grabitje të dhunshme pasditen e sotme.  Bardhe Kaceli, e cila jetonte e vetme në shtëpi është përballur me hajdutin, i cili kishtë hyrë në banesë dhe në momentin që është pikasur ka qëlluar me mjete të forta ndaj të moshuarës.

Agresori i cili është identifikuar si shtetasi Kastriot Gjeci 42 vjec po nga i njëjtit fshat është larguar fillimisht por më pas është ndaluar nga banorët e zonës të cilët e kanë dërguar në polici.

E moshuara është nisur me urgjencë nga banorët e fshatit në spitaline Rreshenit ku ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha.

I arrestuari pritet të dërgohet në postën e policsë së Rreshenit


(sg/shqiptarja.com)