MIRDITË-Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi ka kanosur me thikë pronarin e një lokali në Rubik.
37-vjeçari Lendi (Madalen) Dini ka qenë në gjendje të dehur dhe pronari i lokalit nuk ka pranuar t’i shërbejë dhe në këtë moment ka nisur edhe konflikti, ku Dini e ka kanosur pronarin e lokalit.
Sipas policisë, ai ka goditur dhe kundërshtuar dhe njërin nga efektivët e policisë që ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe ka arritur të largohet, ndërsa është arrestuar më pas nga policia.
‘Pas kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Lendi (Madalen) Dini, 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sekuestrohen 2 mjete prerëse (thika), që iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.