Përplasja me armë zjarri në Kallmet, Gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite për Altin Markun

Përplasja me armë zjarri në Kallmet, Gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite për Altin Markun

Besnik Simoni dhe Altin Marku

LEZHE-Gjykata e Lezhës dënoi dje (17 janar 2025) me 26 vite e 6 muaj burg në total Altin Markun dhe ish-kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, të cilët më 1 prill të 2022-it, u përplasën me armë me njëri tjetrin për motive banale.

Altin Marku u dënua me 20 vite burg për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armë pa leje. Ai qëlloi me armë ndaj ish-funksionarit të pushtetit vendor, por edhe Besnik Simoni iu kundërpërgjigj me të shtëna, duke mbetur të dy të plagosur.

Ish-zyrtari u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Gjatë gjithë procesit Simoni nuk ka pranuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit me të cilin u përplas në rrugën që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa as arma e tij nuk u arrit të gjendet.

Prokurori Françesk Ganaj kërkoi dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese dha një masë dënimi më të butë.

Vendimi i Gjykates

Deklarimin fajtor të pandehurit Altin Marku për veprën penale “Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 78/1 dhe 22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit Altin Marku për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Altin Marku me 20 (njëzetë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 266 pika 2 gërma b) të K.Pr.Penale, rivënien në fuqi të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.146, datë 04.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Altin Marku të fillojë nga momenti i arrestimit 01.04.2022 dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.


Deklarimin fajtor të pandehurit Besnik Simonaj për veprën penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 83 dhe 22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurit Besnik Simonaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj me 6(gjashtë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të dënuarin Besnik Simonaj të fillojë nga momenti i arrestimit 01.04.2022 dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

 2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë

2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë