Mirditë/ Kishin përshtatur ambientin me çadra për kultivimin e bimëve narkotike, 1 në pranga, kryetari i fshatit në hetim! Sekuestrohen 190 kg kanabis

Mirditë-Një operacion antidrogë i koduar 'Return' u zhvillua në fshatin Molaj të Mirditës.

Aksioni, është në vijim të operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, ku ka shkuar në 190 kg sasia e kanabisit në proces tharjeje, e sekuestruar gjatë kësaj goditjeje në njësinë administrative Kaçinar.

Gjatën kontrolleve të kryera blutë zbuluan 2 ambiente me çadra të përshtatura për tharjen e 82 kilogramëve lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë gjetën edhe 130 bimë narkotike të kultivuara.

Nga hetimet paraprake dyshohet se njëri nga autorët e rastit të goditur, është Pjetër Çurgu i arrestuar 4 ditë më parë. Në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit Molaj dhe inspektori i pyjeve të zonës

"Në vijim të kontrolleve nga grupe të Komisariatit të Policisë Mirditë, në të gjithë territorin e njësisë administrative Kaçinar, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit dhe prodhimit të Kanabis Sativa, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Molaj, janë gjetur të kultivuara 130 bimë narkotike, si dhe janë zbuluar 2 ambiente me çadra, të përshtatura për tharjen e 82 kilogramëve lëndë narkotike Cannabis Sativa. Si bashkautor për këtë rast, është identifikuar shtetasi P. C., i cili është arrestuar më datë 18.10.2024, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Procesi”, si rezultat i të cilit u asgjësuan, në fshatin Shtuf, 108 kg kanabis sativa, në proces tharjeje. Punohet për arrestimin e bashkautorëve.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit N. K. dhe N. T., përkatësisht kryetar i fshatit Molaj dhe inspektor i pyjeve të zonës", thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për hetime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'