Mirditë/ Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve

Masivi pyjor i fshatit Shmri në Orosh të Mirditës është përfshirë nga zjarri.

Flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta nga strukturat bashkiake, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashikake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative),  si dhe 30 efektiv të FA.

Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar herët sipas planit, me forcat bashkiake dhe pastaj dhe me efektivet e FA.

Terreni është i vështirë pasi është me pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi, gjë e cila vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO

Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO