MIRDITË - Reshjet e fundit të shiut kanë krijuar një sërë problemesh edhe në rrethin e Mirditës. Dëmtimet më të mëdha kanë qenë tek rrugët rurale ku në disa fshatra të kësaj zone janë bërë pothuajse të pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të dherave.
Ky fakt është bërë i ditur nga nënprefekti i Mirditës Kol Bardhoku, sipas të cilit pezullimi i punëtorëve që merren me mirëmbajtjen e rrugëve rurale nga Këshilli i Qarkut që prej tetorit të këtij viti ka sjellë edhe këto problematika.
Sipas tij ky shqetësim është ngritur edhe në shtabin e emergjencave në Lezhë dhe kërkohet një zgjidhje e menjëhershme, pasi në të kundërt shumë rrugë do të mbesin të bllokuara.
Aktualisht ka nisur puna për riparimin e akseve rrugore të dëmtuara nga reshjet, por kjo është një ndërhyrje emergjente pasi për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj problematike nuk ka fonde të mjaftueshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO