Mirditë, në shtëpinë e Kristinës
bashkëfshatares së GertësVIDEO/Fjalimi i Rigertës që përloti Kuvendin

Mirditë, në shtëpinë e Kristinës<br />bashkëfshatares së GertësVIDEO/Fjalimi i Rigertës që përloti Kuvendin
Dje bashkë me Deanin dhe Gentin, rrugëtuam nga Tirana drejt fshatit Rrushkull në Mirditën e Madhe, për të vetmen arsye jo  sepse kurrë askush nuk ka bërë një reportazh në një fshat shqiptar. Janë bërë shumë të tillë. Por asnjëherë aq sa numri i banorëve që jetojnë në zonat rurale në gjendje vërtet të mjerueshme. Ata janë më shumë sesa intervistat tona, më shumë se politika jonë, më shumë se koha që ne u japim në televizion.

Ne të gazetës Shqiptarja.com ishim dje atje, sepse Gerta Loku, mirditorja tashmë e famshme pas fjalimit në Parlament më datë 30 shtator mbi zonat rurale dhe investimet e munguara, përveç tornados që krijoi në media e kudo në jetën kryeqytetase, na foli për dikë tjetër veç vetes. Na foli për një personazh, për një jetë që nuk ishte si e saja, as si e jona. Na foli për Kristinën. Dhe ne ishim atje pikërisht për të. Në kërkim të Kristinës...

Në shtëpinë e Kristinës
Rruga deri në fshatin Prosek nuk pati vështirësi, ato nisën teksa po shkonim në fshatin Rrushkull. Rreth 20 minuta luftë me gropat...deri sa gjetëm shtëpinë e Kristinës, e cila ishte e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit. Kristinën e gjetëm në kopsht, me duart e baltosura e cila me sy kuriozë dhe buzëqeshje na hapi derën e shtëpisë të vjetër. Një shtëpi njëkatëshe, gati e rrënuar, me një oborr të madh me vreshta, ku pulat lëviznin të lira.. Brenda shtëpisë, muret ishin plasaritur nga një tërmet i rënë kohë më parë. Një dhomë gjumi, ku Kristina flinte bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët e saj adoleshentë. 

Ashtu si edhe fermerja Rigerta Loku foli për rrjedhën e ditës së Kristinës: “Ajo  ka rrudha fisnike të përzhitura nda dielli, duar të çara e të ashpra si brusketat e restoranteve në qendrat urbane, sy të qeshur e të ëmbël ka Kristina. Ngrihet para diellit dhe ulet shumë pas tij. Ngrihet në mëngjes, mjel lopën, çel pulat, pastron vathin, çon fëmijët në shkollë ndoshta me furgonin që nuk vjen kurrë dhe ajo i përcjell në këmbë. Shet qumështin me kokakolat e lara me kujdes, sepse ky është fshati. 

Shet ato 20 kokrra vezë, 3- 4 kile rrush, domate jeshile, ato që kanë mbetur nga kopshti i mbjellë me lakra të zeza dhe presh që ti ketë rezervë për dimër. Shet ashtu Kristina, e ulur në rrugë. Dhe po ti thoni Kristinës çfarë do ti që shteti të të japë ty, ajo me shumë modesti do të thotë: Unë dua ujë dhe rrugë”; Kristina tregon në një rrëfim ekskluziv për Shqiptarja.com më imtësisht historinë e jetës së saj dhe luftën për mbijetesë.
 
Shtëpia
Një shtëpi njëkatëshe, gati e rrënuar, me një oborr të madh me vreshta, ku pulat lëviznin të lira.. Brenda shtëpisë, muret ishin plasaritur nga një tërmet i rënë kohë më parë. Një dhomë gjumi, ku Kristina flinte bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët e saj adoleshentë. 
 
 Intervista për Shqiptarja.com:
 -Kjo është Kristina Gjonaj, është personazhi që prezantoi Gerta në Parlamentin Rural. Kristina do të na tregojë më imtësisht jetën e saj në fshatin Rrushkull..

Çfarë t’ju tregoj unë e shkreta.. të gjitha të vërteta janë ato që ka thënë Gerta.
 
-Ne morëm rrugën deri këtu, sepse menduam se do duhej që të ishit ju atë ditë në Parlament.  Çfarë do kishit thënë atë ditë në Parlament nëqoftëse do ju ishte dhënë mundësia?
Unë fëmijët i kam të papunë, burrin të papunë. Jetoj vetëm me 40 mijë lekë përkrahje. Kam vetëm kopshtin, mbjell lakra, qepë,pras.. me këto jetoj.
 
-Po një ditë e zakonshme e juaja si është? Kur zgjoheni në mëngjes?
Në orën 5 të mëngjesit. Dal njëherë tek lopët, i mjel, qumështin pastaj e çoj në Rrëshen. Lëshojmë lopët, pulat, u çojmë me ngrënë, hedhim pleh, i mefim, çojmë bagëtitë. Shkojmë në mal, presim drutë, nuk i shesim. I mbajmë për të ftohtin, përdorim sobat, se nuk kemi për të blerë as gaz, asgjë. Çfarë do bëjmë tjetër... punë fshati bëjmë.

-Në këmbë apo me makinë e dërgon qumështin?
Jo dal tek shkolla dhe shkoj me një fugon privat, në gjysmë të rrugës të fshatit Prosek.
 
-Sa kushton rruga për të shkuar në Rrëshen?
100 lekë për të shkuar dhe 100 lekë për të ardhur.
 
-Ja vlen?
Varet.. sa të bën rruga, por ndonjëherë marr edhe lakra, vezë për të shitur, kur kam.
 
-Kristina, më trego kur ke ardhur ti në Rrushkull?
Në 1995, unë jam nuse këtu, kam nja 23 vjet.
 
-Nëqoftëse unë do të thoja se kam një shtëpi dhe një punë të mirë për ju në Tiranë do kishit ardhur me mua?
Ku ta gjesh, por se realizon njeri atë punë.
 
-Do kishit dëshirë ta lini vendin ku jetoni për kryeqytetin?
 Ajo s’diskutohet, por nuk kam ça bëj atje pa punë, më mirë jetoj këtu me lakra të zeza sesa të dal në xhade atje.


-Po pretendimet e tua për vajzën, pasi të mbaroj gjimnazin..çfarë do bëj?
Ajo këtu do rrijë, ça do bëjë..
 
-Nuk do vazhdojë shkollën e lartë?
Jo, ku ta çoj në shkollë të lartë atë unë, nuk kam të ardhme.
 
-Po Gertën si e keni njohur?
Është shumë shumë e mirë. E ka shpinë aty. (tregon me kokë matanë shtëpisë së saj).
 
-Ndodh që të vizitoni njëra tjetrën, të pini kafe? Të ndani shqetësimet?
Po, po përzotin i kemi qarë këto halle me të por s’ka ca të bëjë.
 
-E keni takuar Gertën pas fjalimit në Parlament?
Jo, jo ajo është në Bjeshkë tani, s’ka ardhur akoma e shkreta i çon në Bjeshkë, s’ka ku i mban këtu nuk ka ujë.

-Domethënë i zhvendos bagëtitë nga Rrushkulli në Bjeshkë? Ka fermë tjetër atje?
Verës po.. jo s’ka fermë tjetër e shkreta, thjesht i lëshon nëpër përronj. S’ka ça bën, as ne as ajo. Është LUFTË jeta.
 
-Po burri juaj çfarë pune ka bërë?
Asnjë punë përzotin, tash 20 vjet.
 
-20 vjet i papunë?
Punë shteti jo.
 
-Po juve ju ndihmon në punët e fshatit?
Po, po tash është duke kositur një jonxhe..
  
[gallery]24179[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm