Mirditë - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në lumin Fan i Vogël.

Incidenti u regjistrua një ditë më parë teksa viktima ishte duke u kthyer në shtëpi.

“Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.