MIRDITE-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Thirrë, në vendin e quajtur Thirrë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Automjeti tip Volkswagen me targa AA 421 OU ka humbur kontrollin duke u përplasur me parmakët anësorë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi B.M. 46 vjeç si dhe 3 pasagjerët në mjet F.M. 55 vjeç, B.M. 22 vjeç, R.J. 17 vjeçe, të gjithë banues në Kukës.
Personat e aksidentuar ndodhen në Spitalin Rajonal Kukës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se dy ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas policisë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com