E gjithë kurora e maleve në Orosh të Mirditës është përfshirë nga flakët, duke djegur qindra hektarë pyje me pisha në këtë zonë të thellë malore. Ndonëse strukturat e zjarrfikëses, të policisë të ushtrisë të koordinuara nga prefektura e Lezhës kanë qenë për më shumë se 10 orë në vendngjarje për të shuar flakët, kjo ka qenë e pamundur sidomos gjatë natës.
Prefekti i Lezhës, Eduart Ndreca, i cili shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm Altin Jaku, konfirmon se shtabi është ngritur për përballimin e kësaj situate është në gatishmëri, ndërsa tha se ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak edhe të erës e cila në vazhdimësi favorizonte përhapjen e flakëve.
Sipas tij, për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me dy helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes ndërsa i janë bashkuar këtij kontributi edhe banorë të zonës.
Këtë të diel në mëngjes situata është më e qetë, ndonëse zjarri nuk është shuar plotësisht rreziku për banesat është shmangur.
Ndërkohë që zjarri i rënë prej 4 ditësh në Shëngjin tashmë është shuar plotësisht si në zonën e Ranës së Hedhun ashtu edhe në qendër të qytetit.
Qindra hektarë pyje me pisha janë përfshirë në flakët në Orosh të Mirditës. Shtabi i ngritur për normalizimin e situatës për orë të tëra kanë bërë të gjitha përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërsa janë rrezikuar disa banesa në këtë zonë. Prefekti i Lezhës konfirmon se situata gjatë natës ka qenë e vështirë për shuarjen e flakëve për shkak të erës.

Foto të tjera..
/Shqiptarja.com