Sali Berisha këtë të dielë ka zhvilluar një “Foltore” me demokratët e Italisë. “Foltorja” është mbajtur online.
Sot, portali i familjes Berisha është shfaqur entuziast për këtë “Foltore”. “Media italiane, jehonë takimit të Berishës me demokratët në Romë”, thuhet në titullin e lajmit të portalit të familjes Berisha.
“Agjencia italiane e lajmeve ItalPress ka raportuar takimin online që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi të dielën me shqiptarët që jetojnë në Romë.
ItalPress shkruan se takimi i mbajtur në distancë mblodhi mjaft simpatizantë të Partisë Demokratike me banim në Itali.
Në këtë takim, thekson ItalPress, Berisha vlerësoi rolin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, duke shtuar se ndihma e madhe e këtij vendi mik pati një rol të rëndësishëm në ecurinë e vendit.
"Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut.
Berisha tha se anti-mafia italiane ka dhënë gjithashtu kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafies", shkruan ItalPress.
"Italia po jep kontributin e saj në luftën kundër krimit të organiaur në të dy anët e Adriatikut", nënvizoi Berisha, raporton agjencia italiane”, thuhet në lajmin e portalit të familjes Berisha.
Ajo që nuk kuptohet, është fakti se pse Sali Berisha e bëri këtë “Foltore” online.
Se mirë në SHBA nuk udhëton dot, pasi e kanë shpallur “non grata”, ndaj dhe u detyrua ta mbajë “Foltoren” e tij online, po në Itali pse nuk shkoi fizikisht, kur me avion shkon më shpejt se në Pukë?
Apo i druhet asaj që thotë Taulant Balla, se vendet e BE-së do ta shpallin shumë shpejt “non grata”?/temA
-
Berisha nuk shkon ne Itali, por ne te semes vet ka me shku.
Përgjigju -
O Salhe po ça po bohet me ty gjithandej non grata o Sali Sallata. Obobo si përfundove o Sali gabzolle. A e kupton ti o Sali që në Shqipri ti ske shanc kur për të vazhduar në politik o Saliu hipolit.
Përgjigju -
Edhe ne shqiperi ishalla i bejn non grates ta cojn ne kore te veriut
Përgjigju -
Cpune ka ai matuf te levizi andej ky ne biruce e ka vendin
Përgjigju -
Jemi msu tani nrm qe plot gjona dalin se ata jam mashtrusa
Përgjigju -
Hahahaa po nrm se ka bo pislliqe
Përgjigju -
Po e ka shpalle armik dhe itaia ate tani se ska mundesi tjeter
Përgjigju -
E paska shpalle dhe itali nongrada ahahhahahaah
Përgjigju -
Besoj e kane shpallur non grata dhe ne itali se europa po tregohet gjithnje e me skeptike ngaj saliut
Përgjigju -
Po saliu sdo iki dot me ne asnje vend madje dhe ne shqiperi e pret burgu
Përgjigju -
H m se nuk ka dash me prish lek per bilet si beni edhe ju
Përgjigju -
Ku e ka zhvilluar tjeter online i madhi? Ne amerike. Mos valle eshte non grata dhe ne itali mbreti hahahah
Përgjigju








Komente
Komento