TIRANE- Prof. Mirela Bogdani ka dhënë një intervistë për “Shqiptarja.com” mbi takimin e tre kryeministrave ne Prizren. E involvuar në një studim shkencor mbi ccështjet e influencës turke në Ballkan, ajo na jep një perceptim mbi rritjen e infuencës turke në Ballkan.
Takimi i tre kryeministrave në Kosovë dhe deklaratat kontroversiale të Erdoganit në fjalimet e tij në Prishtine dhe Prizren janë analizuar në dy plane nga Profesoresha e Politikave të BE, Mirela Bogdani, që eshtë dhe autore e librit “Turkey and the Dilemma of EU Açession: When Religion meets Politics” (Turqia dhe dilema e hyrjes në BE: Kur takohet politika me fenë), botuar në Londër në 2010. Aktualisht e involvuar në një studim shkencor mbi çështjen e influences turke në Ballkan dhe tezen e Neo-otomanizmit, në intervistën e saj të mëposhtme ajo thotë që takimi i Kryeministrit turk Erdogani me kryeministrit shqiptar Rama dhe me atë Kosovar Thaçi janë pasqyrim dhe në vijueshmëri të asaj që njihet si rritja e influencës turke në Ballkan.
Për Prof. Bogdanin forcimi i lidhjeve ekonomike me Turqinë është shumë pozitive për dy vende me ekonomi të dobët si të Shqipërisë dhe Kosovës, po prioritare duhet të ngelet procesi i integrimit dhe hyrjes në BE, nga e cila të dy vendet e tona përfitojne mbi të gjitha politikisht. “Për të dy vendet tona forcimi i lidhjeve ekonomike me Turqinë është shumë pozitiv në favor të zhvillimit të tyre ekonomik, por vitale dhe prioritare është vazhdimi i objektivit të hyrjes në BE, nga ku Shqipëria e Kosova përfitojne jo vetëm ekonomikisht e teknikisht, po mbi të gjitha nga pikëpamja politike, në drejtim të standarteve dhe principeve demokratike, të cilat akoma vazhdojnë ti kemi aq deficitare”, është shprehur Bogdani.
Si e shihni deklaratën e Kryeministrit Turk Erdogan në ceremoninë e inaugurimit të terminalit "Adem Jashari" në Kosovë, ku e quajti atë atdheun e tij të dytë?
Prania dhe fjalimet e Kryeministrit Turk Erdogan në ceremoninë e inagurimit të aeroportit të Prishtinës janë pasqyrim dhe në vijueshmëri të asaj që njihet si rritja e influencës turke në Ballkan, e cila duhet parë në dy plane: së pari nga plani teorik si një konkretizim i tezës së Neo-otomanizmit, dhe së dyti në planin praktik, atë të rritjes së lidhjeve ekonomike mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit. Lidhur me të parën, teza e Neo-otomanizmit, krijesë e Ministrit të Jashtëm Turk Ahmet Davutoglu, konsiston në krijimin e një “commonëealth-i” të Turqisë me ish posesionet e dikurshme të Perëndorisë Otomane (Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Kaukazit).
Kjo tezë ka formësuar politikën e jashtme turke në vitet e fundit, duke evokuar idenë se periudha e Perandorisë Otomane ishte një “golden age” (kohë e artë) e prosperitetit dhe paqes, dhe synon ti kthejë Turqisë lavdinë e saj të dikurshme imperiale. Siç pat thënë Davutoglu në fjalimin e tij historik në Sarajeve në 2009, “historia e Ballkanit gjatë Perandorisë Otomane ka qenë një histori suksesi dhe ne duam ta re-krijojmë këtë sukses përmes një partnershipi origjinal, bashkëjetese multi-kulturale dhe zonë të re ekonomike”. Deklaratat e Erdoganit dhe përgjithësisht fjalimet e tij, qoftë të mëparshme apo dhe të kësaj rradhe (përfshi dhe atë në Prizren), përkojnë më shumë me të parën, pra shprehin ambicjet neo-otomane të AKP (partisë së Erdoganit), dhe tingëllojnë disi paternaliste.
Po sot?
Në kohën e sotme të politikës moderne, kombet dhe popujt e qytetëruar përpiqen të krijojnë marrëdhënie të mirëkuptimit, partneritetit dhe bashkëpunimit (politik, ekonomik dhe në të gjithë fushat e përfitimit reciprok), por pa imponime dhe supremaci. Shqipërisë dhe Kosovës, si vende me ekonomi të dobët dhe problematike, sigurisht që u intereson një partner i fuqishem ekonomik si Turqia. Është fakt që ndërkohë që shumica e botës po vuan pasojat e krizës botërore financiare (përfshi këtu dhe vende të fuqishme perëndimore) Turqia ka njohur në vitet e fundit një rritje solide ekonomike deri në 9%. Pra rritja e marrëdhënieve ekonomike, lidhjeve tregtare dhe shtimi i investimeve nga një vend i fuqishëm ekonomik si Turqia është me përfitim për vende si Shqipëria dhe Kosova. Por kjo s’është e nevojshme të merret në shkëmbim të imponimit të influencës turke në fusha të tjera si ajo politike, kulturore, arsimore etj.
Si mund të ndikojnë këto deklarata, që u pasuan edhe nga kryeministri Thaçi dhe Rama në rajon, apo me gjerë? Dmth a mund të ketë ndikim, prishje ekulibrash, sepse është thënë edhe për Greqinë dhe SHBA si aleat strategjik?
Është e vërtetë që Shqipëria dhe Kosova kanë SHBA-në si aleat strategjik, dhe për Shqipërinë vendet fqinje si Italia e Greqia kanë qenë gjatë periudhës së tranzicionit demokratik partnere të rëndësishem ekonomike dhe tregare. Gjithsesi Shqipëria, Kosova dhe të pestë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë dhe një aleat dhe partner shumë të rëndësishëm, Bashkimin Europian. Që në 1999, kur për herë të parë BE-ja propozoi fillimin e një procesi asocijmi të saj me rajonin e ri gjeo-politik të Ballkanit Perendimor, këto vende kanë ndërrmarë rrugëtimin drejt objektivit të anëtarësimit në BE. Që nga 2000 e gjithë politika e jashtme dhe e brendshme për të pestë vendet e Ballkanit Perëndimor (që më vonë u bënë 7) ka konverguar drejt këtij objektivi dhe BE ka shërbyer si incentive e fuqishme që këto vende të kryejnë reforma të rëndësishme demokratizimi në planin politik, ekonomik dhe social. Turqia gjithashtu është në këtë rrugëtim drejt BE-së, i cili ka qenë më i gjati (prej 30 vjetesh) dhe më i vështiri nga të gjithë vendet që kanë aspiruar ti bashkohen BE-së. Edhe pas hapjes së negociatave në 2005 marrëdhëniet e Turqisë me BE-në kanë qenë problematike dhe me pengesa të shumta (përfshi këtu dhe opinion publik europian që është kundër hyrjes së Turqisë në BE).
Po me ardhjen e AKP-së kanë ndryshuar?
Po, gjërat ndryshuan me ardhjen në fuqi të AKP (partisë së Erdoganit) dhe revolucionet jasmin të Pranverës Arabe, kur Turqia, si shembulli unikal i bashkëjetesës së demokracisë me Islamin (në kuadrin e një shteti laik), filloi të shfaqet si një rol-model për vendet e Lindjes së Mesme, gjë që ka rritur self-konfidencën e Turqisë në rajon dhe në botë. Duket se Turqinë nuk e shqetëson me aq shumë qëndrimi i BE-së apo europianëve ndaj saj apo nëse do pranohet në klubin prestigjoz perëndimor, pasi ajo po aspiron të bëhet një protagonist i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, Ballkan, Kaukaz, Afrikën e Veriut e më gjerë. Në këtë kuadër në vitet e fundit në Ballkan (sidomos në Bosnjë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni) vihet re një “clash” (përplasje) e dy fuqive: e BE-së nga njëra anë dhe Turqisë nga ana tjetër.
Duke ju referuar dhe njëherë fjalimit te Davutoglu-se në Sarajeve, “Ashtu si në shekullin e 16-të, ne do të bëjmë Ballkanin, Kaukazin, dhe Lindjen e Mesme së bashku me Turqinë qendra të politikës botërore në të ardhmen. Ky është objektivi i politikës së jashtme turke dhe ne do ta arrijmë këtë”. Turqia le të aspirojë dhe të zhvillojë ëndrrën e saj, por a do bëhen Shqipëria e Kosova pjesë e këtij objektivi? Për të dy vendet tona forcimi i lidhjeve ekonomike me Turqinë është shumë pozitiv në favor të zhvillimit të tyre ekonomik, por vitale dhe prioritare është vazhdimi i objektivit të hyrjes në BE, nga ku Shqipëria e Kosova përfitojne jo vetëm ekonomikisht e teknikisht, po mbi të gjitha nga pikëpamja politike, në drejtim të standarteve dhe principeve demokratike, të cilat akoma vazhdojnë ti kemi aq deficitare.
Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com