U numëruan kutitë e votimit për qarkun e Vlorës dhe rezultati tashmë dihet, 8 mandate deputetësh për PS nga 4 që kanë marrë të tjerët. Asgjë e papritur dhe asnjë surprizë për mua dhe gjithë ata që e njohin Vlorën dhe vlonjatët.
Rezultati shprehu hapur dhe qartë, veç tendencës së majtë tradicionale të trevës, edhe mirënjohjen e thellë të vlonjatëve për vëmendjen e kësaj qeverie dhe personalisht të Ramës, si kryeministër dhe deputet i tyre, premtimet e mbajtura dhe realizimin e dhjetëra projekteve, në një zonë historikisht të harruar, madje qëllimisht të injoruar për gati tre dekada.
Mirënjohja është virtyt, në Vlorë është edhe një nga kodet më të rëndësishme të komunikimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve; dhe vlonjatët kanë ditur ta shprehin më së miri këtë, kolektivisht e masivisht, në votimin e së dielës.
Do ta quaja pa hezitim periudhën e tretë të ndritur për Vlorën në historinë moderne të Shqipërisë, që nga themelimi i shtetit shqiptar, pas Shpalljes së Pavarësisë nga plaku i urtë Ismail Qemali dhe periudhës së ndritur të fitores mbi nazi-fashizmin në Luftën Nacionalçlirimtare, ku Vlora e lau Lirinë me gjakun e qindra e mijërave bijve e bijave më të mirë të saj.
Do të mjaftonin Lungomare dhe rruga e Lumit të Vlorës për ta futur Edi Ramën në historinë e figurave të ndritura që ka nxjerrë dhe ka bërë më shumë për këtë trevë.
Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të certifikimit të punëve të realizuara deri tani dhe demonstruan qytetari gjatë fushatës dhe gjithë procesit të votimit dhe numërimit të votave.
Gjej rastin të falënderoj angazhimin e të gjitha strukturave me të cilat punova për tetë vjet radhazi, në Vlorë, por më shumë në Lumin e Vlorës, nga Selenica deri në Kuç, në Orikum, Himarë, Novoselë e zona të tjera të Qarkut të Vlorës.
Me respekt e mirënjohje për çdo banor të qarkut për bashkëpunimin e mirëkuptimin e vazhdueshëm, bashkëpunim që do të vazhdojë edhe në të ardhmen e nuk do të ndërpritet asnjëherë kur bëhet fjalë për Vlorën e vlonjatët.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com