“Pasi më keni drejtuar shumë emaile dhe mesazhe në lidhje me spektaklin “The Voice of Albania”, nuk dua t'ju mbaj më gjatë në padijeni dhe ju them që unë nuk do jem pjesë e këtij edicioni të 3-të.
Më keni mbështetur dhe shoqëruar në mënyrën më të bukur gjatë këtyre 2 viteve. Për mua ka qenë një eksperiencë profesionale dhe shpirtërore vërtetë e vlefshme, një pasuri në biografinë time dhe rrugëtimin tim artistik. Kam punuar me një staf të mrekullueshëm, te cilit i uroj nga thellësia e zemrës një edicion sa më të suksesshëm dhe natyrisht me talente të cilat vetëm “The Voice” di të sjell.
Kolegët e mi do bëjnë një punë të shkëlqyer për t'ju mbajtur edhe vitin e tretë të gozhduar para ekranit :)).
Projekte të bukura jam duke ngritur me një punë intensive, të cilat me padurim pres t'jua prezantoj në javët në vijim”,
ka shkruar këngëtarja e njohur në rrjetin social duke konfirmuar kështu zërat
se ajo do të ikte nga “The Voice” dhe se ndoshta në vend të saj do të jetë Aurela Gaçe.
(J.H/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com