Miriam Cani pret vajzën në
Gjermani, Albani në Itali?!

Miriam Cani pret vajzën në<br />Gjermani, Albani në Itali?!
Një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë prej muajsh në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja simpatike ka preferuar ta kalojë në qetësi këtë periudhë, për ta shijuar në maksimum dhe për të reflektuar mbase për periudhën 'e errët' të prindërimit.

Burime të suplementit 'Bluetooth' kanë shkruar se gjatë këtyre ditëve Albani dhe Miriami nuk janë bashkë. Sipas tyre Miriami aktualisht ndodhet në Gjermani, ku qëndron familja e saj dhe atje do ta sjellë në jetë vogëlushen.

Nga ana tjetër, Albani është i detyruar të qëndrojë në Itali, për shkak të disa problemeve familjare. "Sidoqoftë, ai do të jetë i pranishëm kur të afrohet periudha për të ardhur në jetë bebi, diku në mes të muajit nëntor', sqarojnë më tej këto burime.

Nuk ka ende një datë të saktë se kur do të vijë në jetë vajza e vogël, por me siguri dihet fakti që vajza do të lindë në Gjermani.
alban miriam
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi