Mirlind Daku drejt gjigandit turk, milionat arabe i hapin rrugën sulmuesit të Kombëtares

Mirlind Daku drejt gjigandit turk, milionat arabe i hapin rrugën sulmuesit të Kombëtares

Mirlind Daku

Merkato ka nisur "zjarr" për lojtarët e Kombëtares. Në fokus është Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan që ka disa kërkesa në treg. Në Turqi bëjnë me dije se Galatasaray është një nga skuadrat në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit nga Gjilani.

Për këtë një rol vendimtar do luajë Mauro Icardi. Sulmuesi dhe kapiteni i Galatasaray ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite, me mediet turke që thonë se paga e tij bashkë me bonuese do jetë 50 milionë euro në dy sezone.

Al Qadsiah ka trokitur te klubi buzë Bosforit dhe Galatasaray duket se po mendon për zëvendësuesin e tij. Një nga emrat që turqit kanë në plan është edhe Daku, teksa interes për të kanë shprehur edhe Fenerbahce dhe Besiktas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja