Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
143/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Selitë, policia arreston dy persona
10 Tetor, 09:49
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! Spiropali i përgjigjet Bardhit: Reflekto mbi degradimet e tua etike
10 Tetor, 09:45
-
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja kush pritet të marrë mandatin e deputetit të PS-së
10 Tetor, 09:35
-
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
10 Tetor, 09:28
-
Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin
10 Tetor, 09:21
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, ja magazina ku u gjet kanabisi në zonën e Selitës (Video)
10 Tetor, 09:14
-
E konfirmon prestigjozja britanike, Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren
10 Tetor, 09:12
-
Erdogan sot në Tiranë, ja 3 marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy vendeve
10 Tetor, 09:11
-
Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëlumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron
10 Tetor, 08:48
-
Demush Shasha: Rënia e mitit të Ushtrisë së Kuqe
10 Tetor, 08:46
-
'Mbro institucionet' nga Pushteti dhe Dhuna
10 Tetor, 08:40
-
Vetëm 31 vjeç, mbrojtësi i Greqisë gjendet i vdekur në pishinën e banesës në Athinë! Karrierën e ndërtoi në Premier League
10 Tetor, 08:28