Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
223/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skeda/ Kush është Altin Hajri, nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali me kodet ‘Enigma’, te kompleksi ‘Golden’, bizneset dhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës
21 Tetor, 09:10
-
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes nga SPAK, në kërkim edhe Altin Hajri, pronari i ‘Golden’! Ish-deputeti i PS e strehoi në banesë pas vrasjes së Jan Prengës në 2020! U 'fundos' nga Sky ECC
21 Tetor, 08:30
-
Aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen 3 makina! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja shtatëzënë
21 Tetor, 08:19
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Meloni nuk tërhiqet, lançon dekretin e Shqipërisë, një sfidë për gjyqtarët dhe BE-në për emigrantët
21 Tetor, 07:56
-
Dashuria, puna dhe projektet, largojuni debateve! Shenjat më me fat të Horoskopit për sot
21 Tetor, 07:35
-
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë
20 Tetor, 23:40
-
Barcelona 'zhdëp' 5-1 Sevillan, Lewandowski 'si vera'! Katalanasit shkëputen nga Real Madrid
20 Tetor, 23:04
-
Roma tetë vite pa fitore, Interi e mposht 0-1 në 'Olimpico'! Zikaltërit ndjekin Napolin
20 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën
20 Tetor, 22:44
-
Arrestimi me urdhër të SPAK, Ahmet Masha është kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja
20 Tetor, 22:30
-
Shkodër/ Shmanget tragjedia në Koman, makina e 2 turistëve gjermanë del nga ura dhe varet për minuta të tëra! Banorët i shpëtojnë, flet kryeplaku i fshatit (VIDEO)
20 Tetor, 22:10