Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
224/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Burrel/ Banesa përfshihet nga flakët, 41 vjeçarja ndërron jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi
21 Tetor, 10:56
-
Tiranë/ Në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet përmbaruesi gjyqësor (EMRI)
21 Tetor, 10:43
-
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore! Deklaron se nuk është marrë asnjëherë në pyetje për çështjen (VIDEO)
21 Tetor, 10:40
-
Pajisje regjistrimi në formë pakete, celularë e para, çfarë sekuestroi SPAK gjatë kontrolleve për arrestimin e Çyrbjes
21 Tetor, 10:39
-
Sky ECC ‘fundos’ Jurgis Çyrbjen! SPAK: Shiti sekret shtetëror te kriminelët e dekonspiroi policinë! Altin Hajri i blinte votat në 2021, se ish-deputeti i PS e strehoi pas vrasjes së Prengës
21 Tetor, 10:27
-
Mbyllet me akuza mbledhja e Hetimorit të Shëndetësisë! Vokshi: Një pallat, një votë, s’të vë më Rama në listë! Braçe bëri garipin! Koçi: Ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu
21 Tetor, 10:25
-
Sky ECC ‘fundos’ ish-deputetin e PS, burime: Çyrbja dyshohet se ndikoi që të futej në listë të sigurt për deputet në 2021
21 Tetor, 10:18
-
Palestër në natyrë, bregdeti i Vlorës një tjetër atraksion për turistët e huaj
21 Tetor, 10:17
-
Debatet te Hetimori/ Ndreca: Kryeministri s’mund të thirret, sepse s’ka pasur vendimmarrje për koncesionet! Mbledhim Kryesinë, afati nuk shtyhet
21 Tetor, 10:13
-
Po transportonin 8 kg kanabis për ta shitur, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin
21 Tetor, 09:52
-
Hetimori për Shëndetësinë/ Sherr mes drejtuesve, Vokshi: Ke hall të madh, do shkosh në SPAK! Ndreca: Shiko hallin tënd, shqetësohu për veten!
21 Tetor, 09:49
-
Akuza dhe sherr te Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Afati të shtyhet me 2-3 javë, s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama! Ndreca: Kryeministri s'është objekt!
21 Tetor, 09:28