Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
225/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagon Berisha: Arrestimi i Ilir Metës vetëm politik, Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarët, u bë me urdhër të tij! Është radha jonë!
21 Tetor, 13:21
-
Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Burime për Report Tv: Në akuzë për pastrim parash
21 Tetor, 13:12
-
Arrestimi i ish-deputetit të PS, Basha: Mbështesim SPAK! Vetting në politikë, po mbahet peng në Kuvend nga kolegët e Çyrbjas
21 Tetor, 13:03
-
Digjet magazina me lëndë ushqimore për blegtorinë në Lezhë! Nuk ka të lënduar
21 Tetor, 12:56
-
Hapja e grup-kapitujve/ Komisioneri Varhelyi: Mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e reformave, anëtar të BE deri në fund të mandatit të ardhshëm (VIDEO)
21 Tetor, 12:44
-
Arrestimi i Çyrbjes/ Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit! Mister zyrtarët që i shërbyen ish-deputetit të PS, SPAK vijon hetimet për t’i zbuluar
21 Tetor, 12:36
-
Hapet gara për pozicionet vakante të 12 drejtuesve policorë të qarqeve, kandidatët kanë afat deri më 29 tetor për të aplikuar
21 Tetor, 12:34
-
Goli i anuluar tërboi tifozët, 'shpërthen' edhe trajneri i Elbasanit: Ndaj Partizanit na u pa edhe një penallti
21 Tetor, 12:34
-
Rama batuta me pensionistët: Jeni të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës! Indeksimi s’ka lidhje me rritjen, mos dëgjoni analistë e opinionistë, shesin sapunin për djathë!
21 Tetor, 12:26
-
Mundësi ideale ndryshimi! Kujdes në fundjavë, Jorgo Pulla paralajmëron…/ Horoskopi javor 21-27 tetor
21 Tetor, 12:21
-
Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore
21 Tetor, 12:19
-
Shkodër/ Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza! 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori i grupit (EMRAT)
21 Tetor, 12:17