Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
227/2
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?
-
Po
85.3%
-
Jo
10.2%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës
21 Tetor, 22:24
-
'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite
21 Tetor, 22:16
-
Australi/ Mbreti Charles sulmohet verbalisht nga një senatore: Nuk je monarku ynë
21 Tetor, 22:10
-
Spahiu: Dosja e Metës është blinduar nga shërbimet sekrete të huaja dhe disa të penduar
21 Tetor, 22:04
-
U arrestua sot nga SPAK, i biri i dërgon Ilir Metës ndërresat dhe ujë në qeli (VIDEO)
21 Tetor, 21:47
-
Arrestimi i Ilir Metës/ Gazetarja Keti Banushi: SPAK ka marrë edhe video-përgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro
21 Tetor, 21:42
-
Ardit Rada: Pse nuk proteston njeri sonte para burgut ku ndodhet Ilir Meta?
21 Tetor, 21:40
-
Aksioni i policisë për arrestimin e Metës, ja momenti kur agjentët e policisë ecin mbrapsht dhe bllokojnë makinën e kreut të PL (VIDEO)
21 Tetor, 21:34
-
'Një ish president nuk tërhiqet zvarrë', Mentor Kikia për arrestimin e Metës: Ishte demonstrim, u zgjodh një moment kur kishte trafik dhe njerëz
21 Tetor, 21:32
-
Spahiu: Arrestimi në rrugë ishte mesazh për çdo politikan që shantazhon drejtësinë si Meta
21 Tetor, 21:27
-
Spahiu: Meta duhej të ishte arrestuar 13 vjet më parë, por u mbrojt nga Berisha dhe Rama
21 Tetor, 21:21
-
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, 10 kandidatë në garë! Më 3 nëntor raundi i dytë! BE: Rusia bleu vota që të ndikojë të dyja votimet
21 Tetor, 21:15