Mish me speca dhe salcë në tavë dheu
Përbërësit:
- 500 gr mish sipas dëshirës
- 3 speca të kuq
- 1 kokërr qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 200 ml verë e bardhë
- 150 ml salcë e kuqe
- 200 gr djathë i butë
- Vaj ulliri
- Spec djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim mishin e prerë në kubikë me pak vaj ulliri. Shtojmë qepën e prerë në gjysmë hëne, thelpinjtë e hudhrës dhe specat e prerë rrethore. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë masën e salcës. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe pak spec djegës. Të gjithë masën e ndajmë në tava balte, duke e spërkatur me djathë të butë, sipër djathit shtojmë disa speca të prera rrethore dhe e vendosim në furrë të nxehtë.
Komente

