Mish viçi me makarona kërmill nga zonja Albana

Mish viçi me makarona kërmill

Përbërësit:

  • 700 gr mish viçi
  • 450 gr makarona kërmill
  • 3-4 ls gjalpë ose margarinë
  • 4-5 domate të pjekura
  • 2 ls djathë i grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë mishin nga kockat, e ndajmë në racione dhe e vendosim të ziejë. Pasi mishi ka zjerë kontrollojmë sasinë e lëngut dhe shtojmë ujë në mënyrë që të kemi një raport të barabartë 1 me 1 me sasinë e makaronave. Pasi lëngu të ketë marrë valë hedhim makaronat dhe i lëmë të ziejnë. Në fund të gatimit pasi kemi shtuar dhe domatet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe hedhim sipër djathë kaçkavall të grirë në rende. Sipas dëshirës këtë gatim mund ta përfundojmë në sobë ose në furrë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki