Fiorenza ka lindur në Itali dhe jeton me familjen në Empoli, provinca e Firences, dhe 17 vjetët e jetës i ka kaluar aty. Por pavarësisht kësaj bukuroshja 17 vjeçare zgjodhi eventin shqiptar të bukurisë për të marrë pjesë sepse, siç thotë, “Shqipëria është vendi im”.
Për këtë arsye madje ajo nuk ka pranuar të marrë as pasaportën italiane e aq më pak të mundohet të konkurojë në një garë bukurie italiane, fjala vjen “Miss Italia”. E para në plan është Shqipëria.
Si e tillë është shfaqur edhe në garën italiane të bukurisë, duke bërë në të njëjtën kohë edhe “provën” e parë për atë që e pret në muajin nëntor: përfaqësimin e Shqipërisë në Miss Globe. Për të dhjetin vit rrjesht, producenti Petri Bozo do të organizojë garën ndërkombëtare “Miss Globe” në Shqipëri, e cila këtë vit do të organizohet në Durrës.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)