Janë 124 ndërmarrje italiane, të ardhura nga 15 rajone italiane, që do marrin pjesë në datat 13-14 maj në Tiranë në misionin sipërmarrës "Italia ed Albania-building together", e organizuar nga Agjencia ICE në bashkëpunim me ANCE - Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve, me mbështetjen e Ambasadës italiane në Tiranë.
Paneli institucional, me përfaqësues të qeverise shqiptare, do t'i ofrojë pjesëmarrësve një kuadër të programeve dhe të mundësive në sektorin e ndërtimeve dhe të infrastrukturave në Shqipëri. Më pas do do të organizohen takime B2B ndërmjet ndërmarrjeve italiane dhe shqiptare, që do të pasohen nga mbledhje operative ndërmjet ANCE (Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve) dhe SHNSH (Shoqata e Ndërtuesve Shqiptare), OICE (Organizata e Inxhinjerisë dhe Konsulencës Ekonomike) dhe SHOSHIK (Shoqata Shqiptare e Inxhinjerëve Konsulentë) për thellime teknike në sektorin e infrastrukturave rrugore, aeroportuale e portuale, në ndërtim, real estate, restaurime, sektorët e hotelerisë, spitale, energji dhe ambient.
Nisma merr një rëndësi të veçante pasi sektori i infrastrukturës publike konsiderohet strategjik nga qeveria shqiptare, e cila ka vendosur ndër objektivat e saj krijimin e një infrastrukture rrugore të integruar në planin kombëtar, rajonal dhe europian, përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe integrimin e saj në rrjetin rajonal dhe europian si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në portet detare nëpërmjet rritjes së investimeve infrastrukturore.
Në takimet B2B me ndërmarrjet italiane do të marrin pjesë operatore shqiptarë nga sektorë të ndryshëm që janë objekt e nismës si dhe organizma të specializuar e shoqata sipërmarrëse. Organizimi i "tryezave teknike" dhe "corner operativi" ka si qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërmjet sipërmarrjeve të dy vendeve, edhe nën këndvështrimin e një partenarship-i publik-privat./atsh/