Baronesha Ashton do të impenjohet seriozisht javën e ardhshme për të zhbllokuar situatën ne dialogun Beograd-Prishtinë.
Të hënën krerët e shtetit serb do të fluturojnë drejt Brukselit të ftuar nga Ashton, ndërkohë që tre ditë më vonë përfaqësuesja e lartë e BE-së do të shkojë vetë në Prishtinë për të folur me krerët e Republikës së Kosovës.
Por përpjekja për të arritur konsensus në raundin e ardhshëm të 20 marsit, nuk duket të jetë e lehtë. Ivica Daçiç tha se Serbia nuk ka ku të lëshojë më tepër. “Propozimet e saj kanë qenë të sinqerta dhe ajo nuk mund të ofrojë më tepër se kaq, kompetencat e komunave serbe janë çështje kyçe”, tha Daçiç.
Kryeministri serb, i cili ka folur dje për mediat shtoi edhe se kur presioni shtohet gjithnjë e më tepër, mund të arrihet pika e thyerjes, në një paralajmërim të qartë për BE. Bisedimet kanë ngecur te formati që duhet të marrë një i ashtuquajtur Komunitet i Komunave serbe të Kosovës. Ideja e një bashkimi të tillë komunash është propozim i Serbisë dhe është pranuar parimisht nga kryeministri Thaçi, por pala kosovare nuk pranon fuqi të plota ekzekutive për këto komuna.
Një autonomi pothuaj e plotë është nga ana tjetër, kusht i palës serbe për të hequr institucionet paralele. Autonomia e plotë e komunave serbe duket se nuk përkrahet as nga Brukseli.
Takimet e Baroneshës Ashton synojnë të gjejnë konsensus përtej dialogut të dy kryeministrave, duke përfshirë në konsultime autoritetet e tjera të larta të Serbisë dhe Kosovës.
Redaksia Online
(E.P/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com