'Kemi qenë të palodhur dhe jemi shpërblyer me buzëqeshjen e njerëzve', rrëfimet e shoferëve të ambulancës së Fierit në misionin e tyre të vështirë

Përpos personelit mjekësor, pjesë e stafit të urgjencës së Fierit janë dhe 25 shoferë që punojnë pa lodhur në misionin e vështirë për të shpëtuar jetë.

Report Tv sjell momente nga puna e tyre, përmes rrëfimeve të Hamit Muratit, Edi Xhukiçit dhe Andrea Qoses.

Një telefonatë e mbërritur në 127 ka vënë në lëvizje stafin mjekësor të  urgjencës së Fierit. Mjeku, infermieri dhe shoferi i ambulancës nxitojnë për të transportuar pacientin në spital....

Në fokusin tonë sot janë, më të padukshmit, shoferët e ambulancave.

Grupi i xhirimit të Report Tv ndoqi një ditë pune të shoferëve, të cilët punojnë pa u lodhur edhe pse me paga modeste.

Edi Xhukiçi tregon vështirësitë, sidomos gjatë sezonit veror kur shtohet fluksi i urgjencave.

"Jemi urgjenca 127 në shërbim të komunitetit të Fierit tani që vjen periudha e plazheve e kemi vëmendjen më të lartë, sepse edhe trafiku rëndohet për pushime dhe jemi të detyruar ta mbajmë gatishmërinë në maksimum. Sipas rasteve,kur janë shumë të rënda, i përdorim sirenat pa ndaluar kur jemi në trafik ", tha ai.

Ndërsa Hamit Murati, me eksperience 20-vjeçare veçon si rastin më të vështirë të punës, aksidentin fatal të 8 nëntorit 2010 kur u aksidentua autobusi me 50 pasagjerë.

"Kemi pasur raste me rrëzimin e autobusit në Fratar, kemi bërë 3-4 rrugë. Secila ambulancë me viktima me njerëz të plagosur. Punojmë 24 orë non stop kam 20 vjet", u shpreh ai.

Me moton "koha është flori", drejtuesit e ambulancave përshkojnë rrugët e Fierit për 3 minuta, ndërsa në për fshatra shkon rreth 15 minuta.

Roli i shoferit është kryesor, e kemi përmbushur me devotshmëri deri tani sidomos në pandemi, por duke qenë një grup i bashkuar kemi punuar me vetëmohim, jemi një grup dhe punojmë për një qëllim, shëndetin e të sëmurit. Kemi mirëkuptimin e njerëzve, me rrugë të ngushta, ne kemi bërë të pamundur në kohë rekord 1 minutë deri në 3 minuta,brenda fierit, 8-12 min, Fieri ka 144 fshatra. Kemi qenë të palodhur. Jemi shpërblyer me buzëqeshjen e njerëzve", tha njëri prej shoferëve Andrea Qose.

Fieri si një ndër qytetet më të mëdha në vend merr 160 telefonata urgjence në 24 orë. Një punë e jashtëzakonshme jo vetëm për stafin mjekësor por edhe për heronjtë në drejtimin e ambulancave.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?