Vajzat e prezantuara kanë qenë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe shtete të tjera ku jetojnë shqiptarë.
Si përfundim janë përzgjedhur 31 vajzat e këtij konkursi, të cilat pas disa ditësh do të nisin rrugëtimin e zakonshëm të “Miss Shqipërisë” në trevat turistike dhe historike të Shqipërisë, por edhe Malit të Zi, një rrugëtim që mbyllet në Voskopojë për të pritur mbrëmjen e 5 korrikut ku do të mbahet nata finale e konkursit prej të cilit shpallet mbretëresha shqiptare e bukurisë për këtë vit. Siç dihet fituesja do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Globe 2015”, i cili do të organizohet nga “Deliart Association”, në Kanada.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)