Miss Shqipëria 2015, “Luleborë”,
musikali i Saraçit jetësohet në skenë

Miss Shqipëria 2015, “Luleborë”,<br />musikali i Saraçit jetësohet në skenë
Ka arritur fundin turi i vajzave të edicionit të këtij viti të "Miss Shqipëria". 30 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe ku janë të lexueshme miqësitë e lindura përgjatë këtyre javëve, bukuroshet shqiptare kane prekur tokën dhe detin, nga Veriu në Jug.

Tanimë grupi është stacionuar në Voskopojë, ku mbrëmjen e së dielës do të mbahet spektakli i madh dhe ku mbretëresha në fuqi e bukurisë, Anisa Petrela, do t’i dorëzojë kurorën një tjetër mbretëreshe që do të zgjidhet në skenën gjigante të ngritur në natyrë, në këmbët e Kishës së Kryeëngjejve në qytezën më histori qindra vjeçare.

Dhe ndërsa vajzat janë të impenjuara me klipet, këtë vit të konceptuara nën titullin, “Mal, Det, Lumë”, stafi i “Deliart Association” ka mbyllur edhe detajet e spektaklit që transmetohet të dielën e 5 korrikut.

Në mbrëmjen që do të prezantohet nga Zamira Kita dhe Enkel Demi, aktori Herjon Mustafarj do të interpretojë bashkë me vajzat konkurrente një musical të shkruar nga Shpëtim Saraçi, mbi motivet e këngës së njohur “Luleborë”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025