Tre vajzat bukuroshe me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër.
Dy të parat kanë lindur atje ndërsa Heidi Lushtaku ka shkuar në Zvicër në klasën e parë të shkollës fillore.
Pas pauzës që pati vitin e kaluar, evenimenti “Miss Zvicra” këtë vit kthehet me një frymë ballkanike, pasi përveç 3 vajzave shqiptare pjesëmarrëse do të jenë dhe dy vajza nga Kroacia si dhe një nga Serbia.
“Emrat nuk tingëllojnë shumë zviceranë, kjo tregon ndryshimet në kohë dhe është një dukuri që ne sot e kemi realitet në vendin tonë”,-ka thënë Karina Berger, që është organizatorja kryesore e spektaklit.
Organizatorja e spektaklit Berger ka thënë më tej se juria e përbërë prej 6 personash nuk shikon as emrat e kandidateve dhe as ngjyrën e lëkurës, por kritere të tilla siç janë gjatësia, shtetësia dhe mosha.
Gjatë spektaklit do të ketë një skualifikim, ku nga 18 vajza vetëm 12 prej tyre do të vazhdojnë konkurimin.
(b.t/shqiptarja.com)