Misteri/ Kush e vrau 23-vjeçarin shqiptar në New York? Rritet dëmshpërblimi për informatorët
Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge të Brooklyn, por përveçëse nuk dihen edne shkaqet dhe autorët autoritetet atje nuk kanë mundur të saktësojnë nëse është vrarë me armë apo është goditur për vdekje me thikë
Vrasja e Grei Frashërit në New York
Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjarja mbulohet ende nga misteri.
Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge të Brooklyn, por përveçëse nuk dihen edne shkaqet dhe autorët autoritetet atje nuk kanë mundur të saktësojnë nëse është vrarë me armë apo është goditur për vdekje me thikë.
Brooklynreporter, duke iu referuar burimeve policore, shkruan se Grei Frashëri u vra rreth orës 18:00 (me orën lokale) të së premtes në së 7 shtatorit “93rd Street”, pas një sherri.
Policia fillimisht tha se Frashëri ishte qëlluar me armë zjarri në qafë dhe kraharor. Por, një raport i publikuar më 12 Shtator nga Daily News, thoshte se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja me thikë dhe theksonte se policia kishte menduar se shqiptari ishte vrarë me armë pasi kishin gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Shqiptari raportohet të jetë dërguar në spitalin e Brooklyn, aty ku dhe ndërroi jetë. Autoritetet policore thonë se janë drejt zbardhjes së këtij krimi, pasi kanë mundur të identifikojnë targën e një mjeti që largohej me shpejtësi nga vendngjarja dhe dyshojnë se me ketë mjet mund të jenë larguar autorët.
Një ditë më parë Policia e Neë York-ut, vuri në dispozicion 2 mijë e 500 dollarë për këdo që kishte informacione të vlefshme për vrasjen. Apelin për të gjetur autorët e kanë shpërndarë edhe familjarët e të riut. Po ashtu mësohet se edhe një anëtar i Këshillit të New York, Justin Brannan ka vënë në dispozicion 1 mijë dollarë të vlefshme për këdo që jep informacione.
“Do shtoj 1 mijë dollarë nga paratë e mia, si shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e Grei Frashërit. Mesazhi jonë duhet të jetë i qartë si kristali: Kjo lloj dhune nuk do të tolerohet në komunitetin tonë. Nuk më intereson cilat janë rrethanat, nuk do të vrisni dikë në rrugët e lagjes time dhe t’ia hidhni paq. As sot, as kurrë”
Justin Brannan
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
74%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pas viteve ‘90
17 Dhjetor, 16:26
-
Evi Kokalari: Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares Parashqevi Simaku
17 Dhjetor, 13:15
-
Eda Kola: Kush 'ia prishi lumturinë' Parashqevi Simakut?
15 Dhjetor, 22:44
-
'UFO-t' në qiellin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, misteri i dronëve që Pentagoni nuk mund ta shpjegojë (VIDEO)
14 Dhjetor, 16:48
-
SHBA/ Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, policia: Vrasësi e sheh veten si hero, si shembull për t'u ndjekur
10 Dhjetor, 21:59
-
Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare/ Policia zbardh pamjet e 18 mijë kamerave në New York, ja çfarë tregojnë hetimet e deritanishme! Amerikanët mbështesin vrasësin
6 Dhjetor, 19:58
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
‘Comedian’, banania e ngjitur në mur shitet 6.2 milionë dollarë në një ankand në New York
21 Nëntor, 15:30
-
Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit
26 Tetor, 07:17
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët në Nju Jork: Me fuqinë e bashkimit, do ngremë flamurin në oborrin e BE-së (VIDEO)
25 Tetor, 09:57
-
SHBA/ Debati në Këshillin e Sigurimit, Ministri Hasani: Më shumë mbështetje për gratë në zonat e konfliktit
25 Tetor, 09:10