Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', thirret për të dëshmuar Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi! Dhanë dëshminë ish-ministrat Mediu dhe Oketa

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur mëngjesin e sotëm (21 shtator) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Report Tv mëson se Fatmir Mediu, është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani'.

Ndërkohë në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, pas përfundimit të marrjes në pyetje, Mediu tha se është thirrur si deklarues për një hetim që është interes i SPAK, duke mos dhënë detaje për dëshminë e tij.

‘U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni për një hetim që është interesi i SPAK, do ruaj konfidencën e dëshmisë. Jam thirrur si deklarues’- u shpreh Mediu.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

Një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro, kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.  Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Kërkesa e prokurores për thirrjen e Fatmir Mediut në SPAK

Kërkesa e prokurores për thirrjen e Fatmir Mediut në SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Afera për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, edhe ish-Ministri i Mbrojtjes Oketa është pyetur sot në SPAK

1537993465_gazoketa.jpg

Pas Fatmir Mediut, ditën e sotme u paraqit në SPAK edhe ish ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goniometria: 21/09/2022 20:04

    Plerat. Ilace i befshin te gjitha leket.

    Përgjigju
  • Qesharake: 21/09/2022 13:34

    E kishin qe e kishin aty ta kishin arrestuar per gerdecin kot e lodhin lart e poshte sa per show

    Përgjigju
  • tomi: 21/09/2022 11:10

    SALI KRIMINELI,,BASHKE ME DHENDERRIN HAJDUT E TULLAC ,,SHKATARRUAN FUSHEN E AVIACIONIT ME PALLATE DHE SHTEPI MALOKESH,,,JU VRAFTE ZOTI NE GJUME MOR SHPELLARE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?