Misteri/ Si i ka harruar Vetingu gjyqtarët ‘problematikë’ Agron Zhukri, Besnik Hoxha, Lazër Sallaku dhe Shpëtime Pitaku, dosjet dhe bëmat, prej dy vitesh nën verifikim

Misteri/ Si i ka harruar Vetingu gjyqtarët ‘problematikë’ Agron Zhukri, Besnik Hoxha, Lazër Sallaku dhe Shpëtime Pitaku, dosjet dhe bëmat, prej dy vitesh nën verifikim

Besnik Hoxha, Shpëtime Pitaku dhe Lazer Sallaku

TIRANË- Ligji i Vetingut, i konceptuar si një ndërhyrje kalimtare dhe emergjente për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e papërshtatshëm, ka hyrë në vitin e pestë të veprimit dhe zbatimit. Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, janë verifikuar mbi 400 subjekte, ndërsa rreth 90 kanë dhënë dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun. Më shumë se sa gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar janë shkarkuar nga detyra, kryesisht për mosjustifikim pasurie dhe lidhje me krimin.

Për disa gjyqtarë të shkallës së parë, të lakuar dhe të denoncuar për vendimmarrje të diskutueshme, procesi i verifikimit ka nisur që në vitin 2020, madje për disa që në vitin 2019, por çuditërisht, për këto subjekte, nuk ka ende një datë për t’u njohur me rezultatet e verifikimit në seancë dëgjimore. Meqenëse caktimi i seancës dëgjimore pasohet detyrimisht me vendimmarrje për shkarkim ose konfirmim në detyrë, koha e gjatë e verifikimit të këtij grupi gjyqtarësh, të cilët vijojnë të marrin vendime të diskutueshme, mbart dyshime të forta.

Ka nisur procesi i verifikimit që qershor të vitit 2020 për gjyqtarin e shkallës së parë Agron Zhukri, i cili përmes një vendimi të dyshimtë dhe sipas vetë atij në konflikt interesi, i dorëzoi PD-në dhe vulën e partisë Sali Berishës, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe vendimmarrjet e këtij Kuvendi, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës, ndryshimet në statut. kalimin e PD-së në duart e Grupit të Rithemelimit etj. Gati dy vite verifikime nuk kanë mjaftuar për Komisionin e Vetingut për të mbajtur seancën dëgjimore me Agron Zhukrin.

Në qershor të vitit 2020, janë shortuar dhe ka nisur procesi i verifikimi edhe për gjyqtarët Besnik Hoxha, Lazër Sallaku dhe Shpëtime Pitaku, për të cilët ende nuk ka një datë për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut.

Gjyqtari Besnik Hoxha, ishte pjesë e trupit gjykues, i cili në 8 shkurt 2013, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ambasada Amerikane reagoi e tronditur nga ky vendim. Më pas, Gjykata e Tiranës i dënoi me një masa qesharake për vrasje nga pakujdesia.

Emri i Lazër Sallakut lidhet me mbylljen e dosjes CEZ me kosto mbi 400 milionë euro në buxhetin e shtetit. Gjyqtari Sallaku ka mbyllur edhe dosjen e Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus, ndërsa ditët e fundit ka marrë pjesë në dënimin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit, ku u refuzua që të merrej dëshmia e Sali Berishës.

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht në vitin 2015 nga ILDKPKI për pastrim parash dhe fshehje e një pasurie me vlerë 1 milionë euro. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndëshkimin e saj, por gjyqtaren e ka shpëtuar ish-KLD-ja e Ilir Metës.

Në dhjetor të vitit 2020 ka nisur procesi i verifikimit edhe për gjyqtarin Avni Sejdi, i lakuar për vendimmarrje të diskutueshme, sidomos për vendimin kundër amerikanëve dhe pro gruas së Gjin Gjonit për çështjen Duty Free si dhe për favorizimit e kompanisë që administron Tregun Agro-Ushqimor. Në dhjetor 2020, ka nisur gjithashtu verifikimi i gjyqtares së Elbasanit  Pajtime Fetahu, lakuar dhe e denoncuar për vendimmarrje të dyshimta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirane: 18/07/2022 20:54

    pershndetje! si ka mundesi qe po i kaloni te gjithe keta gjyqtar dhe prokuror qe u japin hua dajot vellezrit motrate qe nuk kane per vete dhe jua japin ketyre qe jane gjyqta dhe prokuror .Po kur e kuptoi Kareci qe eshte pianece kur beri femijen e dyte ??? kaq lehte i hani keto kumbulla te pabera dhe mashtrime per te fshehur korupsionin ?????????? ne darke u trubullokerka dhe ne mengjes u haroka ?????????????kjo eshte mashtrim i paster dhe menjehere kalokan . po keshtu eshe Meca mer hua nga dajua ??? thellouni sepse nuk jane arsye po mashtrime ose celektime ose te ngelen te gjithe ose te kalojne te gjithe se po kaloni te ps dhe po ikin ata qe jane ne opozit .???????????????????????????

    Përgjigju
  • una: 09/05/2022 11:29

    edhe gjysma atyre qe kane kaluar, jane turpi drejtesise !

    Përgjigju
  • Tirana: 15/04/2022 11:04

    Ka shume gjyqtare te korruptuar dhe abuzues ne dhenien e drejtesise, te cilet nuk jane larguar nga sistemi. Ketu futet edhe Artur Gaxhiu,i gjykates fsktit Tirane. Nje gjyqtar tinzar , qe manipulon procesin, defotmon provat dhe mer vendime per ceshtje qe nuk jane ballafaquar mes paleve gjate seancave qjyqesore. Verifikoni vendimet eA.Gaxhiut te anulluara nga Apeli.

    Përgjigju
    • nroqi: 09/05/2022 11:19

      o Momli, ka hik gaxhiu ha ha haaaaaaa te paska ngel ora

  • Gripi: 09/04/2022 10:05

    Nuk ka asnje mister. Te gjithe i njohin sekseret e KPK. KPK ose vetingu i shkalles se pare eshte totalisht i kompromentuar ne shume drejtime. Besnik Hoxha ky qerosi qe floket e mbetur i lyen me brilantine dhe bridhte me porche, eshte Llumi i dhomes penale te tiranes. Ky ndyresire nxorri te pafajshem Ndrea Prendin qe vrau 4 protestues ne 21 janar dhe denon 3 vite burg Bojken Lakon per dy dritare. Me statistika eshte ne rregull ky, denon. Mjafton te shohesh kur i hyn ne zyre se cfare karikature e ka sekretaren dhe e kupton qe aty vetem drejtesi nuk ka.

    Përgjigju
  • Vlora: 09/04/2022 08:08

    Edhe Herila Cela me e korruptuara e gjyqtareve te Vlores.Milardierja nuk po i nenshtrohet vetingut

    Përgjigju
  • Një: 09/04/2022 06:40

    Të ishin vetëm këta! Ecuria e vetingut në drejtësi tregon se integriteti I spakut është I pamjaftueshëm dhe do vazhdojmë të vuajmë për shumë akoma këllirën e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2022 03:25

    Nuk jane harruar,nuk ka asnje mister ne kete mes.Sa me i pasur te jete nje subjekt,sa me e dyshimte dhe e pa justifikueshme te jete pasuria,sa me <<e shperndare>> te jete mes miqsh e te aferm,sa me shume miqesi te dyshimta te kete,sa me shume akuza nga qytetare te thjeshte te jene sjelle ne drejtim te tij,sa me shume probleme te kete ne vendim-marrje e hetime,aq me shume kohe do te doje te hetohet nga Vetingu.Kini durim!

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/04/2022 21:01

    Edhe gjyqtari Andri Ymeri qe eshte nder ma te korruptuarit ne Shqiperi nuk Po del ne veting

    Përgjigju
  • Elena2022: 08/04/2022 19:33

    Po keta te vetingut po merren me maloken nga tropoja pra prandaj....ne vend qe te merren me njerezit problematike te drejtesise sic jane keta siper edhe te tjere...merren me diskriminim krahinor...qe i sherben percarjes kombetare

    Përgjigju
    • Tirona: 20/06/2022 01:04

      Shpetime pitaku ka vjedhur si ajo dhelpra dinake mbi 18 apertamente ne durres i ka. Dajes se burrit te saj i ra zemra Dhe vdiq sepse ajo e sorollati neper gjykata tu ja prish gjygjet e tu ja zhduk dekumentazionet doni mo , tju shkruaj Po e le me kaq …..

    • Tirona: 09/04/2022 00:01

      O zonje a zonjushe ça je ti. A e njef ti mi gru kush ësht Elizaneta apo jo?? A tka ra nai her ty me u përball me gjykata apo i ke me të ngjume. Lat nom me kto përçarje krahinore,gjithsesi kokrra malokes ësht nëse do me e dit. Tfala Elizabetës ene gjith grupit Elizabetian e Hajdarmataj.

  • Lezha: 08/04/2022 19:06

    Vertete mister jo kjo por shume tjera ne Lezhe hiqet Agim Dalipi me nje shtepi e gjysem per 40 vite pune bashke me gruan ,kurse Erion Shehaj me cerekun e punes se tij me 2 here prona me shume kalon vetingun .vertete shume mistere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë