Mitingu i PD-së, Bardhi: Na doli nga kontrolli, s’kërkuam grumbullime masive, donim t’i mbanim qytetarët brenda makinave

Mitingu i PD-së, Bardhi: Na doli nga kontrolli, s’kërkuam grumbullime masive, donim t’i mbanim qytetarët brenda makinave

Pamje nga mitingu i PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka pranuar se situata në mitingun e PD-së mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” për çeljen e fushatës zgjedhore u doli nga kontrolli.

I ftuar në “Java në RTSH”, Bardhi tha se qëllimi i tyre nuk ishte aspak të shkaktonin grumbullime masive, por që qytetarët nuk përmbaheshin. Sipas tij të gjithë e kanë parë se Basha respekton çdo masë në çdo dalje të tijën publike.

“Nuk ishte qëllimi ynë që të kishim grumbullime masive. Donim që qytetarët të futeshin dhe të qëndronin në makina, por situate na doli nga kontrolli. Ju e keni parë shumë mirë që vetë kryetari i PD-së i ka respektuar të gjitha masat vetë, vendos maskën. Ne kemi bërë edhe dje thirrje për ruajtje distance dhe për mbajtjen e maskës, por nuk u bë e mundur. Ka edhe diçka tjetër, unë nuk ua shpjegoj dot qytetarëve në daljet tona se përse kur na takojnë ne, duhet të jemi më pak se 10 persona, ndërsa nëse janë vetëm qytetarët në kafe, në përditshmëri, mund të jenë edhe 50", tha Bardhi ndër të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 27/03/2021 04:58

    E qete

    Përgjigju
  • Like: 27/03/2021 04:44

    Je ti e shoket e tu te dale nga kontrolli qe kerkoni patjeter te merrni qeverine per te vjedhur e shkaterruar Shqiperine. Vendi jote, like injoranti dhe kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulkes eshte ne biruce per gjithe jeten per gjithe keto te keqijat qe i keni bere Shqiperise prej 30 vjetesh. SHQIPERIA e SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • edi: 27/03/2021 00:31

    Po ti bastard Qorr Oglly flet ne stagione televisive me ironi per te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet