Mitrovicë, serbët bllokojnë rrugën
pas arrestimit të dy serbëve

LESAPOVIÇ - Një veturë e EULEX-it është sulmuar me koktej molotovi dhe gurë mbrëmë pas mesnatës, në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.
 
“Kohavizion” citon zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, të ketë thënë se nga sulmi nuk ka pësuar dëme askush. Hoti theksoi se dyshohet se në këtë sulm kanë marrë pjesë dhjetë persona të maskuar.
 
Njësitë e Policisë së Kosovës, stacioni në veri, kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimet, ndërsa deri tani askush nuk është arrestuar për rastin. Për shkak të arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga për në Zveçan.
 
Qysh të hënën në orën 15, pas arrestimit të dy serbëve, kanë vendosur në rrugë kamionë, që e bëjnë të pamundur qarkullimin.
 
Njoftohet se dy serbëve të arrestuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Avokati Luba Pantoviq i ka thënë Tanjugut se Sllobodan Repiç (28) është arrestuar me dyshimin se më 7 dhjetor të vitit të kaluar në Mitrovicë ka shtënë me armë zjarri kundër zëvendësdrejtorit të Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës, Dushan Millosavleviç.

Avokati i të arrestuarit tjetër, Zharko Veselinoviçit ka deklaruar se ky mbahet në polici me dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti